Skuadra e Barcelonës është ‘tronditur’ nga lajmi i fundit.
David Beckham thuhet se dëshiron të nënshkruajë me Luis Suarezin me skuadrën e tij të MLS Inter Miami.
Ekipi i Miamit është në pronësi të ish-mesfushorit të Real Madridit dhe do të luajë sezonin e parë në MLS në vitin 2020.
Sipas Esport3, Beckham dëshiron Suarezin së bashku me disa emra të tjerë të mëdhenj që të marrin pjesë në projektin e tij të ri.
Sulmuesi urugajan ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021.
Por tashmë 31-vjeçar, ai është i vetëdijshëm se një ofertë e tunduar nga Amerika do ishte e parezistueshme për të.