Tronditet Barcelona, ylli i madh do të mungojë në Ligën e Kampionëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Tronditet Barcelona, ylli i madh do të mungojë në Ligën e Kampionëve

17:19 | 15 Mars 2019

Lajm i keq për Barcelonën.

Ousmane Dembele është lënduar përsëri dhe do të jetë jashtë fushave për tri deri në katër javë.

Futbollisti francez është dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Lyonit (5-1) në tetën e finales së Ligës të Kampionëve. Ai luajti vetëm për 20 minutat e fundit, shënoi një gol, por nuk e festoi shkaku i dhimbjes në këmbë dhe shpinë.

Testet mjekësore të sotme treguan se lojtari duhet të largohet për një pushim të ri, siç bëri në janar për dy javë ndërsa ka pasur më parë probleme të mëdha me shtyllën kurrizore.

Kjo do të thotë se sulmuesi 21-vjeçar do të humbasë ndeshjet në La Liga kundër Betisit, Espanyolit, Villarrealit dhe Atletico Madridit, dhe ndoshta duelin e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!