Tronditet Barcelona, ylli i madh do t’i mungojë 30 takime shkaku i lëndimit

13:52 | 11 Nëntor 2020

Shkaku i lëndimit, Ansu Fati do i humbë 30 takimet te Barcelona.

Barcelona mori lajmin e hidhur nga takimi me Real Betisin, pasi Ansu Fati pësoi lëndim në miniskus.

Talenti 18-vjeçar u fut në sallën e operacionit këtë të hënë, derisa ajo periudhë zgjati për 90 minuta, mirëpo që u krye me sukses.

Sipas asaj që raporton, Mundo Deportivo, Ansu Fati do t’i humbë plotë 30 ndeshje te Barcelona në të gjitha garat.

Deri në rikuperimin e tij të plotë në mungesën prej pesë muajsh, lojtari nuk do të mund të luajë në 17 takime në Spanjë, duke filluar në udhëtimin te Atletico Madridi dhe deri te Osasuna në fillim të muajit mars.

Talenti do të qëndrojë jashtë fushe për të gjitha takimet në Kupën e Mbretit, pavarësisht se sa arrin të shkojë skuadra katalunase.

Ai po ashtu do të mungojë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, derisa nuk do të jetë as në disa prej fazës eliminatore, nëse Barcelona kalon në atë fazë.

Komento: