Tronditet bota e futbollit, humbë jetën ish ylli brazilian

22:53 | 22 Prill 2019

Është gjetur pa shenja jete ish lojtari.

Ish-lojtari brazilian i Vasco de Gama, Valdiram Caetano de Morais, është gjetur pa shenja jete në rrugët e Sao Paulo.

Valdiram, i cili ka luajtur pak me legjendën, Romario, ishte person problematik, pasi u përfshi në trafikimin e lëndëve nark,otike dhe të alkoolit.

36 vjeçari nuk kishte një vendbanim fiks dhe shpesh ishte i përfshirë në miqësi të keqe, por mbrëmja e kësaj të diele ka qenë fatale për Morais.

Sipas autoriteteve, ish-futbollisti kishte shenja dhune në trup, gjë e cila tregon se 36-vjeçari është privuar nga jeta, shkruan express.

Lidhur me ngjarjen policia ka prangosur tre persona, të cilët dyshohen si autorët e rastit të ish-futbollistit.

Valdiram Caetano de Morais ishte papunë dhe i pastrehë, klubi Vasco de Gama vendosi ta ndihmonte dhe në 2018 atij i pagoi një periudhë rehabilitimi në një klinikë në San Paolo.

Ai qëndroi atje për të paktën 6 muaj, deri kur u shpall i humbur dhe më pas u gjet pa shenja jete.

Komento: