‘Tronditet’ bota e futbollit, zbulohen skandali i madh brenda Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Tronditet’ bota e futbollit, zbulohen skandali i madh brenda Milanit

12:41 | 23 Dhjetor 2018

Janë zbuluar disa fakte tronditëse nga klubi italian Milan.

Gjiganti italian Milan kishte angazhuar dedektiv privat në kohën e menaxhimit të Yonghong Li.

Milani i kishte angazhuar disa detektivë privatë për t’i ndjekur gazetarët, i kishte përgjuar telefonat dhe laptopët e punonjësve dhe i kishte kontrolluar zyrat e klubit për të parë nëse kishte përgjues gjatë administratës së Yonghong Li.
Sipas La Repubblica, muajt e fundit të pronarit kinez në Milan ishin karakterizuar me paranojë për zbulimin e informatave të brendshme, transmeton Gazeta Express.

Kjo zbulime vijnë tani për shkak se ish-drejtori ekzekutiv Marco Fassone është duke e paditur Milanin për shkarkim të padrejtë.

Mediat italiane shkruajnë se Milani kishte punësuar hetues privatë të Carpinvest srl për t’i ndjekur katër gazetarë: Enrico Enrico Currò dhe Luca Pagni të La Repubblica, Carlo Festa të Il Sole 24 Ore dhe Tobia De Stefano di Libero.

Duket se ky operacion i ka kushtuar shumë Milanit dhe pronarët e rinj kompania Elliott Management, e cila e mori në pronësi gjigantin italian pasi Yonghong Li nuk arriti t’i paguajë borxhet, ishin hutuar nga fatura në vlerë 80 mijë euro që kishte mbërritur në klub për shërbimet e Carpinvest.

Gazetarët ishin përcjell nga 19 shkurti deri më 2 mars nga katër hetues dhe dy makina. Ky nuk ishte veprimi i vetëm ekstrem që Milani e kishte ndërmarrë për të zbuluar se kush po i zbulonte informatat e fshehta të Li.

Klubi kishte kërkua qasje nëpër laptopë, tableta dhe telefona të drejtorëve kuqezinj, pastaj kishte kërkuar të dhëna telefonike nga Telecom Italia për katër punonjës: Agata Frigerio, Giuseppe Mangiarano, Giovanna Zian and Angela Zucca.

Por kjo s’ishte e tëra, pasi Milani e kishte angazhuar një kompani për të bërë një kërkim të detajuar për përgjues nëpër zyrat e klubit.

Komento: