Mbrojtësi i Morecambes në Angli, Christian Mbulu ka vdekur në moshën 23-vjeçare, ka njoftuar BBC.
Ish-futbollisti i Motherwellit në Skoci, kishte nisur karrierën profesionale në Millwall, ndërsa ka reprezentuar edhe skuadra tjera në Angli si Brentwood, Braintree dhe Crewe.
Mbulu, i lindur në Londër, kishte kaluar te Morecambe, ekip i ligës së katërt angleze në muajin janar, pas një periudhe të shkurtër te Crewe. Morecambe garon në kategorinë e katërt angleze.
Në një komunikatë, Morecambe e ka vlerësuar Mbulun si shumë të dashur në skuadër.
Futbollisti i ri është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Policia nuk e ka vlerësuar vdekjen si të dyshimtë.