Futbolli gjerman tronditet edhe me një rast pozitiv, skuadra shkon në izolim.
Skuadra gjermane e nivelit të dytë FC Erzgebirge Aue ka kaluar në izolim pasi një anëtar i ekipit të tyre testoi pozitiv për koronavirus.
E gjithë skuadra tani është në izolim në shtëpi dhe është rasti i fundit i skuadrave që anëtarët e stafit testojnë pozitiv me planet që sezoni të rifillojë në brenda 10 ditëve.
Vjen pasi Kolni i Bundesligës kishte tre teste pozitive të regjistruara, por vazhdoi të stërviste ndërsa shokët e tyre të skuadrës u vendosën në karantinë, përcjell lajmi.net.
Duke folur për të përditshmen gjermane Bild, drejtori i Erzgebirge Aue, Michael Voigt tha: ”Seria e dytë e testeve të kryera të hënën në mëngjes na solli një rezultat pozitiv për një nga anëtarët kryesor të ekipit”.