Inter Miami e ka mposhtur mbrëmë Toronton me rezultat të thellë 4-0.
Por fitorja nuk është shijuar aq shumë për shkak të lëndimeve që kanë pësuar dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Messi e Jordi Alba.
Fillimisht në minutën e 35 Alba braktisi fushën për shkak të një lëndimi, ndërsa dy minuta më vonë edhe Messi kërkoi zëvëndësimin.
Javën e ardhshme Inter Miami ka shansin të fitoj trofeun e parë në histori në finalen e US Open ndaj Houston.
Tata Martino ka thënë se dyshohet se dy lojtarët kanë lëndime muskulare dhe se janë në pritje të skanimeve mjekësore.