Tronditet Juventus, ja ku po transferohet Higuain

18:13 | 30 Korrik 2019

Higuain duket se do ta vesh fanellën e Romës.

Gonzalo Higuain nuk është në planet e Juventusit për sezonin e ri futbollistik.

Sikurse raporton Corriere dello Sport, argjentinasi është pranë kalimit tek Roma.

Drejtori Sportiv i verdhekuqve është duke punuar në këtë drejtim, për të gjetur sa më pranë akordin me kampionët e Italisë, për të transferuar lojtarin.

Më tej, kalimi i Higuain në kryeqytet, do të thotë se Edin Dzeko mund të shkojë tek Interi. Mirëpo, mbetet për t’u parë, sepse edhe bardhezinjtë nuk e kanë në interesin e tyre që Interi të forcohet me lojtarë të rinj.

Pak nga pak po hyjmë në muajin e fundit të merkatos dhe gjithçka do të shkojë shumë shpejt drejt konfirmimit.

Komento: