Tronditet Juventus, ylli i madh do t’i mungojë disa javë

11:56 | 17 Shkurt 2021

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci do jetë jashtë fushe për 20 ditë, pas lëndimit që pësoi para ndeshjes ndaj Portos.

Italiani ka udhëtuar me skuadrën në Portugali, por do humbas këtë sfidë dhe sipas Corriere dello Sport, mbrojtësi do mungojë në 20 ditët e ardhshme.

Bonucci iu bashkua Juan Cuadrados dhe Arthur Melos në listën e lëndimeve, derisa thuhet se lojtari u lëndua gjatë stërvitjes së djeshme.

Por, Andrea Pirlo ka Merih Demiral, Matthijs de Ligt dhe Giorgio Chiellini të gatshëm për ndeshjen kundër Portos.

Ndeshja mes Portos dhe Juventusit zhvillohet sonte (e mërkurë) me fillim në ora 21:00.

Komento: