Portieri i Liverpool, Alisson Becker do të jetë për disa javë jashtë fushës së blertë.
Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Norëich, dëmtim i cili e obligoi ta lëshonte fushën para kohës.
Lojtari pritet të mungojë deri në gjashtë javë, dhe lidhur me dëmtimin e tij ka folur edhe Jurgen Klopp.
“Është problem me muskulin. Ai nuk mund të vazhdonte dhe kjo nuk është shenj e mirë, duhet të shohim” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.
“Ai nuk do të jetë i gatshëm për të mërkurën. Me gjithë përvojën që kam, mund ta them këtë” ka thënë tutje gjermani.
Adrian, i cili erdhi vetëm katër ditë para lëndimit të Alisson, do të jetë portieri që do ta zëvendësoj brazilianin.