Tronditet Mali i Bardhë, tjetër tërmet në Itali

15:08 | 25 Shtator 2022

Tjetër tërmet në Itali, tronditet Mali i Bardhë.

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte afër Malit të Bardhë, u regjistrua mëngjesin e së dielës në Itali.

Sipas informacioneve paraprake, epiqendra e lëkundjeve ishte rreth 4.5 km nga Chamonix, jo shumë larg kufirit zviceran dhe italian.

Tërmeti është ndjerë nga banorët e zonës të cilët e kanë raportuar në rrjetet sociale, por nuk janë regjistruar dëme serioze. /a2news

Komento: