Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain largohet nga Milan dhe mësohet se ku dëshiron të transferohet.
Higuain, dëshiron të bashkohet sërish me ish trajnerin e tij Maurizio Sarri, duke kërkuar kalimin te Chelsea.
Sipas ‘Metro Sport’, ylli argjentinas ka kërkuar të kalojë në ‘Stamford Bridge’, duke mos qenë i kënaqur në ‘San Siro’, që nga kalimi nga Juventus, përcjell lajmi net.
Dëshirën për të nënshkruar me Higuain e ka edhe trajneri Sarri, që këtë sezon po vuan shumë nga mungesa e golave nga sulmuesit, me Alvaro Moratan që është larg formës së tij të dikurshme.
Chelsea do të kërkojë fillimisht huazimin e Higuain, për të blerë kartonin e tij në fund të sezonit.
Kujtojmë se kartonin e Higuian e posedon Chelsea, dhe se në Milan po luan si i huazar.
Higuain 31 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Napolit dhe Real Madridit.