Tronditet Milani, ja ku dëshiron të transferohet Savic

14:56 | 26 Qershor 2019

U kërkua nga Milani, por mesfushori serb, Savic dëshiron tjetër klub.

Dukej sikur ishin ditët vendimtare të transferimit të mesfushorit të Lacios Sergej Milinkovic Saviç drejt PSG.

Mirëpo, ka qenë serbi ai i cili ka vënë në pikëpyetje të gjithë operacionin. Edhe pse, Lacio është dakord me ofertën e parisienëve dhe agjenti i vetë lojtarit ka një marrëveshje me klubin francez, Milinkoviç nuk duket i bindur.

Kjo lidhet edhe me interesimin e Juventusit, teksa duket se 24-vjeçari preferon të mbetet në Itali, një kampionat ku është përshtatur dhe ka ofruar paraqitje fantastike.

Megjithatë, problemi me Juventusin është se tashmë bardhezinjtë janë të fokusuar te pista Pogba, ndërsa nga ana tjetër nuk janë të gatshëm të pranojnë kushtet financiare të vendosura nga presidenti i Lacios dhe duket se e kanë hequr dorë nga interesimi për mesfushorin.

Ndërkaq, Milinkovic ka shpresë edhe te Reali i Madridit. Madrilenët mbeten në kërkim të një mesfushori dhe më parë janë interesuar për Milinkoviç. Në këtë mënyrë, serbi do të presë deri në momentin e fundit për një tjetër destinacion para se të mbyllë marrëveshjen me PSG.

Komento: