‘Tronditet’ Milani, ky trajner i njohur i thotë ‘JO’

15:06 | 28 December 2018

Pas rezultateve shumë të dobëta në këtë sezon, Milan është duke menduar një ndërprerje të bashkëpunimit me trajnerin Gennaro Gatusso.

Pronarët e Milanit thuhet se kanë konsideruar Leonardon si zëvendësues të trajnerit Gennaro Gatussos, por braziliani ka refuzuar të rikthehet në stërvitje.

Braziliani është drejtor teknik te Rossonerët, por në të kaluarën ka qenë trajner i të dy skuadrave nga qyteti i Milanos.

Leonardo në të kaluarën ka drejtuar Milanin dhe Interin, përcjell ‘lajmi.net’.

Një tjetër emër që po përmendet për të zëvendësuar Gattuson te Milan, është ai i Antonio Conte.

Komento: