Tronditet “San Siro”, zbulohet ekipi i ri i Abates

19:08 | 08 February 2019

Ignazio Abate i Milanit është sërish i përfolur se do të bashkohet me Zlatan Ibrahimovic në LA Galaxy sezonin e ardhshëm.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit në San Siro do të përfundojë në qershor dhe ai nuk pritet të rinovojë marrëveshjen përcjell ORAinfo.

Sipas La Repubblica, këto do të jenë muajt e fundit për Abate në fanellën e Milan, klubin që ai ka përfaqësuar që nga korriku i vitit 2009.

Fati i tij është në Amerikë me MLS klubin LA Galaxy, ku do të bashkohet me ish-shokun e kuqezinjve Zlatan Ibrahimovic.

Abate mund të luajë gjithashtu në një rol më të avancuar dhe madje është përdorur edhe si qendërmbrojtës gjatë një krizë dëmtimi në Milano këtë sezon./ORAinfo/

Komento: