Tronditet skuadra e njohur, 22 raste me koronavirus

19:40 | 28 June 2020

Edhe pas rinisjes së futbollit, koronavirusi është ende i pranishëm.

Së fundmi në kampionatin meksikan tek skuadra e Cruz Azul ka pasur një përhapje të madhe të Covid-19.

Sipas asaj që raporton “Sky TG24” janë 22 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus tek ekipi meksikan i futbollit.

8 futbollistë nga skuadra e meshkujve dhe 14 nga ai i fermave kanë rezultuar pozitiv me virusin e ri.

Të gjithë të prekurit janë tashmë të izoluar. Kampionati vazhdon të jetë i ndaluar, por pritet që të rifillojë në fillim të korrikut.

Komento: