“Trotuaret nuk janë për vetura”, Komuna e Prishtinës vazhdon me lirimin e hapësirave publike

11:16 | 13 Shtator 2023
“trotuaret-nuk-jane-per-vetura”,-komuna-e-prishtines-vazhdon-me-lirimin-e-hapesirave-publike

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë. Sot kjo është bërë në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë.

“Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, citohet të ketë thënë Musliu./Front Online

Komento: