Trump “askund afër” marrjes së vendimit për dislokimin e trupave në Iran

17:30 | 09 Mars 2026
trump-“askund-afer”-marrjes-se-vendimit-per-dislokimin-e-trupave-ne-iran

Presidenti amerikan Donald Trump i tha New York Post se s’është “askund afër” marrjes së një vendimi nëse do të urdhërojë dërgimin e trupave amerikane në Iran.

I pyetur nëse do të konsideronte dërgimin e ushtarëve në vend për të siguruar rezervat e tij të uraniumit, Trump tha: “Nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk jemi aspak afër”.

Ai gjithashtu përsëriti se “nuk është i kënaqur” me zgjedhjen e Mojtaba Khamenei si udhëheqës suprem i Iranit.

Komento: