Trump assesi nuk e pranon humbjen, ja çka pretendon të bëjë në Kongres kundër Biden

23:27 | 03 Janar 2021

Trumpi i thotë zyrtarit të zgjedhjeve në Georgia që ‘të gjejë’ vota për të përmbysur fitoren e Bidenit.

Presidenti amerikan Donald Trump është incizuar duke i thënë zyrtarit të lartë të zgjedhjeve të Georgias që të “gjejë” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

“Unë thjesht dua të gjej 11,780 vota”, i tha Trump sekretarit republikan të shtetit Brad Raffensperger në një incizim të lëshuar nga Washington Post.

Raffensperger dëgjohet duke u përgjigjur se rezultatet e Gjeorgjisë ishin të sakta.

Joe Biden fitoi Georgian së bashku me shtetet e tjera, duke fituar 306 vota të kolegjit elektoral kundrejt 232 të Trumpit.

Që nga votimi i 3 nëntorit, Trump ka pohuar se ka pasur mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.

50 shtete kanë vërtetuar rezultatin e zgjedhjeve, disa pas rinumërimeve dhe ankesave ligjore. Deri më tani, gjykatat e SHBA-së kanë hedhur poshtë 60 ankesa për fitoren e Bidenit.

Kongresi pritet të miratojë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve në 6 janar. Joe Biden pritet të inaugurohet si president në 20 Janar.

Komento: