Trump assesi ta pranojë humbjen: Unë i fitova zgjedhjet!

10:59 | 16 Nëntor 2020

Donald Trump nuk e ka ndërmend të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të mbajtura me 3 nëntor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i bindur se ka triumfuar në zgjedhjet e fundit.

Ai para pak minutash ka postuar në rrjetet sociale, fjalinë e shkurtër: “Unë i fitova zgjedhjet”.

Trumpi vazhdimisht po këmbëngulë që është fituesi i vetëm i zgjedhjeve, edhe pse më shumë vota elekteroale ka marrë kundërshtari i tij Joe Biden.

Komento: