Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ”Memorandumin e Mirëkuptimit” me Iranin

18:25 | 15 Qershor 2026
trump-dhe-vance-nenshkruajne-virtualisht-”memorandumin-e-mirekuptimit”-me-iranin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance kanë nënshkruar virtualisht Memorandumin e Mirëkuptimit me Iranin, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Nga pala iraniane, dokumenti është nënshkruar nga kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, bëri të ditur i njëjti zyrtar.

Sipas burimit, nënshkrimet janë kryer në mënyrë elektronike si pjesë e procesit paraprak të formalizimit të marrëveshjes mes dy vendeve.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit pritet të zhvillohet të premten, ku palët do të konfirmojnë publikisht marrëveshjen dhe detajet e saj.

Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa pritet të ketë ndikim të gjerë në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Komento: