
Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të flasë me homologun e tij polak Karol Nawrocki të mërkurën pasi dronët rusë shkelën hapësirën polake gjatë natës.
“Presidenti Trump dhe Shtëpia e Bardhë po ndjekin raportet nga Polonia, dhe ka plane që presidenti Trump të flasë me presidentin Nawrocki sot,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në kushte anonimiteti.
Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se hapësira ajrore e vendit të tij u shkel nga dronët rusë gjatë natës, duke shtuar se disa prej tyre u rrëzuan nga forcat polake. Tusk tha se autoritetet fillimisht regjistruan 19 shkelje të hapësirës ajrore.
Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi çdo qëllim për të goditur objektivat polake gjatë sulmeve të saj gjatë natës në Ukrainë, raporton KosovaPress.