Trump flet pa filtera në Davos: ShBA-të e fituan LDB-në, pa ne do të flisnit gjermanisht dhe japonisht

15:56 | 21 Janar 2026
trump-flet-pa-filtera-ne-davos:-shba-te-e-fituan-ldb-ne,-pa-ne-do-te-flisnit-gjermanisht-dhe-japonisht

Duke kaluar te kriza e Grenlandës – Donald Trump ka thënë se kishte menduar ta hiqte këtë temë nga fjalimi i tij (por është çështja që të gjithë e kanë në fokus).

Ai e nis me një ton relativisht pajtues, duke thënë se: “Kam respekt të jashtëzakonshëm për popullin e Grenlandës dhe për popullin e Danimarkës.”

Por, sipas tij, çdo anëtar i NATO-s ka detyrimin të mbrojë territorin e vet, raporton The Guradian.

‘’Askush përveç SHBA-së nuk mund ta garantojë sigurinë e Grenlandës’’, këmbëngul ai.

Ai thotë se bota e pa këtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur “Danimarka ra nën Gjermaninë pas gjashtë orësh luftime”, transmeton Gazeta Express.

“Atëherë u detyruam të dërgonim forcat tona për të mbajtur territorin e Grenlandës, me kosto dhe shpenzime të mëdha”, thotë Trump, duke ngritur baza ushtarake në këtë “copë të madhe dhe të bukur akulli”.

Dhe, duke përdorur një gjuhë të bërë popullore nga tifozët e futbollit në Angli, Trump i thotë Forumit Ekonomik Botëror (WEF) se Amerika e fitoi Luftën e Dytë Botërore.

“Pa ne, ndoshta do të flisnit gjermanisht dhe japonisht,” deklaron ai.

”Pas luftës, ne ia dhamë Grenlandën përsëri Danimarkës. “Sa budallenj ishim që e bëmë këtë? Sa mosmirënjohës janë ata tani,” shprehet Trump.

Komento: