Trump i bindur: Koronavirusi e ka origjinën nga laboratori kinez

09:54 | 01 May 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shumë shpejtësi në gjithë botën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënvlerësuar agjencitë amerikane të inteligjencës duke thënë se ai vet ka parë prova se koronavirusi e ka origjinën në laboratorin kinez.

Paraprakisht nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës së SHBA-së është thënë se ende janë duke hetuar se si ka nisur virusi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Aty është theksuar se Covid-19 nuk “është bërë nga dora e njeriut dhe që nuk është modifikuar gjenetikisht”.

Por kur është pyetur nga reporterët Trump se nëse kam parë diçka që i jep atij shkallë të lartë të besimit se virusi ka origjinën në Instituti i Virologjisë së Ëuhan, ai ka thënë: “Po, kam. Po, kam”.

“Mendoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të turpërohet sepse ata janë sikur agjenci e Kinës për marrëdhënie me publikun”.

“Nuk mund të tregoj më tepër. S’më lejohet që ta bëjë këtë”.

Kina ka mohuar teorinë rreth laboratorit duket kritikuar SHBA-në për kundërpërgjigjen nga Covid-19.

Komento: