Trump infektohet me koronavirus

09:01 | 02 Tetor 2020

Donald Trump infektohet me COVID-19.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë dal pozitivë në testin për koronavirus dhe se tani janë të karantinuar, shkruan BBC.

Presidenti, me moshë 74-vjeçare dhe në grupin e të rrezikuarve nga ky virus, këtë lajm e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter, ku shkroi: “Ne do ta kalojmë këtë së bashku”.

Kjo vjen pasi një prej ndihmëseve të tij më të afërt u testua pozitiv për koronavirus.

Hope Hicks, këshilltarja 31-vjeçare, ishte ndihmësja më e afërt e Trump që doli pozitive deri më tani.

Ajo udhëtoi me të në Air Force One për një debat televiziv këtë javë në Ohio.

Komento: