Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit, ka marr një letër sot nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Përmes asaj letra, Trump e përgëzon për arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e problemit me emrin me Greqinë, duke u përcjellë një porosi të tërthortë edhe Kosovës dhe Serbisë që “të frymëzohen” nga Marrëveshja e Prespës.
Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë në Shkup, Trumpi në letër e përgëzon Zaevin për lidershipin dhe për përkushtimin dhe thekson se Maqedonia e Veriut është partner i madh i SHBA-ve.
“Në emër të popullit amerikan, Ju përgëzoj për ratifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo është e arritura më e madhe e Ballkanit që nga Marrëveshja e Dejtonit dhe dëshmon për lidershipin Tuaj të guximshëm. Përmes përpjekjeve Tuaja me kryeministrin (grek. Alexis) Tsipras, siguruat ardhmëri më stabile dhe më prosperitete, jo vetëm për dy vendet tuaja, por edhe për tërë rajonin. Vendi Juaj do ta zë vendin që i takon në Aleancën Veriatlantike si Redpublika e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj se Marrëveshja e Prespës do të shërbejë si frymëzim për shtetet tjera të rajonit. Ajo e potencon të vërtetën thelbësore se me guxim politik dhe me aftësi për t’u fokusuar në dobinë afatgjatë në vend se në rreziqe afatshkurtra, liderët mund të bëjnë kompromise të rënda që janë të domosdoshme për t’i udhëhequr vendet e veta në rrugën e ardhmërisë më të ndritshme”, shkruan Trumpi.
Ai shpreh kënaqësinë që Maqedonia e Veriut, si partnere e SHBA-ve, do të bëhet aleatja e 30-të në NATO.
“Edhe një herë ju përgëzoj për lidershipin dhe përkushtimin që ta çoni këtë proces deri në fund, që nga negociatat, përmes ratifikimit, e derti te implementimi i tij i plotë. Maqedonia e Veriut është partnere e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne gëzohemi që do të mund t’ju presim si aleatin tonë të 30-të në Aleancën Veriatlantike dhe të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët me qëllim që të sigurojmë paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor, i shkruan Trumpi Zaevit.