Trump këmbëngul: Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin

14:26 | 24 Qershor 2025

Pak pasi qortoi Izraelin, presidenti amerikan Donald Trump, tha se vendi ka rënë dakord të mos e sulmojë Iranin.

“Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin”, shkroi Trumpi në Truth Social.

“Të gjithë aeroplanët do të kthehen në shtëpi, ndërsa do të bëjnë një ‘Valë Avioni’ miqësore ndaj Iranit. Askush nuk do të lëndohet, armëpushimi është në fuqi. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”.

Trump e dërgoi mesazhin nga Air Force One, ku po shkon në një samit për udhëheqësit e NATO-s në Holandë

Komento: