Koronavirusi po përhapet me shpejësi edhe në Amerikë.
Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të mbajnë “100 mijë ose më pak” vdekjet nga koronavirusi “ne do të kemi bërë një punë të mirë”.
Kështu tha Presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar gjithashtu se në SHBA “kulmi i vdekjeve nga koronavirusi do të ndodhë brenda dy javësh. Për këtë arsye, ne do t’i zgjasim udhëzimet për distancimin shoqëror deri në 30 prill”.
“Është një numër i tmerrshëm”, deklaroi ai gjatë një konference, duke shtuar se “të gjithë së bashku bëmë një punë të shkëlqyer”.
Dr Anthony Fauci, eksperti i lartë i qeverisë për sëmundje infektive, konfirmoi se parashikimi i vdekjeve të mundshme prej 100,000 deri në 200,000 është “plotësisht i konceptueshëm” nëse nuk bëhet sa duhet për të lehtësuar krizën.
Duke përgatitur kombin për një numër vdekjesh nga koronavirusi që mund të tejkalojë 100,000 njerëz, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjati udhëzimet kufizuese për distancimin shoqëror deri në prill, duke iu nënshtruar ekspertëve të shëndetit publik, të cilët i prezantuan parashikimet edhe më të tmerrshme për zgjerimin e pandemisë.