
Presidenti Donald Trump lëshoi një kërcënim të ri ndaj Iranit, duke thënë se SHBA do ta fundosë çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, shkruan CNN.
Trump pretendoi se ndërsa marina iraniane është “shkatërruar plotësisht”, SHBA nuk i ka fundosur “anijet e saj të sulmit të shpejtë”, duke paralajmëruar se nëse ato i afrohen bllokadës, marina amerikane do të përdorë të njëjtat taktika si kundër anijeve të dyshuara të trafikut të drogës.
“Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet qoftë edhe pak BLLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem goditjeje që përdorim kundër trafikantëve të drogës në anije në det. Është i shpejtë dhe brutal”, tha ai në një postim në Truth Social.