
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se një delegacion po dërgohet në Pakistan për bisedime me Iranin. Ekipi përfshin JD Vance, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ka raportuar BBC.
Irani ende nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh, megjithëse Pakistani tashmë po përgatitet të organizojë këtë ngjarje.Trump gjithashtu ka ripërtërirë kërcënimet e tij për të shkatërruar infrastrukturën iraniane nëse bisedimet nuk janë të suksesshme, duke thënë se “nuk do të ketë më Z. Nice”.
Ngushtica e Hormuzit mbetet në ngërç pasi disa anije u sulmuan nga Irani dje.