Trump paralajmëron amerikanët që të përgatiten për me të keqen

09:58 | 05 April 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Amerikë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar amerikanët që të bëhen gati për “javën më të rëndë” të pandemisë me koronavirus, teksa ka parashikuar rritje të numrit të vdekjeve.

Gjatë një konference, Trump ka thënë se “do të ketë vdekje”, në ditët në vijim, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Duket se do ta kemi javën më të rëndë në mes të kësaj jave dhe javës së ardhshme dhe do të ketë shumë vdekje fatkeqësisht, megjithatë shumë më pak nëse nuk do të arrihej kjo, por prapë do të ketë viktima”, ka thënë Trump.

“Neve na duhet ta hapin shtetin tonë sërish”, ka thënë Trump në një konferencë për media të shtunën në Shtëpinë e Bardhë.

Thirrjet e Trumpit për lehtësim të kufizimeve kanë ardhur në ditën kur numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara ka kaluar shifrën 300,000, duke prekur shifrën më të lartë në botë.

Komento: