Trump paralajmëron: Hapësira ajrore mbi Venezuelë do të mbyllet në tërësi

16:26 | 29 Nëntor 2025
Trump paralajmëron: Hapësira ajrore mbi Venezuelë do të mbyllet në tërësi

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të shtunën se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të mbyllet në tërësi.

Trump, në një postim në Truth Social tha: “Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi merrni në konsideratë që HAPËSIRËN AJRORE SIPËR DHE PËRRETH VENEZUELËS TË MBYLLET NË TËRËSI”.

Javën e kaluar, rregullatori i aviacionit amerikan paralajmëroi linjat ajrore kryesore për një “situatë potencialisht të rrezikshme” kur fluturonin mbi Venezuelë për shkak të një “situate sigurie në përkeqësim dhe aktiviteti të shtuar ushtarak në ose përreth” vendit, raporton Reuters.

Venezuela revokoi të drejtat e operimit për gjashtë linja ajrore të mëdha ndërkombëtare që kishin pezulluar fluturimet në vend pas një paralajmërimi nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së.

Komento: