Trump pretendon se ka mashtrime me vota: Do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme

09:17 | 04 Nëntor 2020

Pas përfundimit të votimeve, po vazhdon numërimi i votave në SHBA.

Me miliona vota të mbetura për t’u numëruar, Donald Trump ka shpallur një fitore të pambështetur.

“Sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje,” pretendon Trump.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje ka ndodhur “mashtrimi”, ndonëse nuk ka paraqitur prova.

“Kjo është e vështirë për vendin tonë” thotë ai, duke shtuar se planifikon të shkojë në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve.

“Miliona njerëz votuan për ne. Një grup shumë i zhgënjyer i njerëzve po përpiqen të heqin t’ia mohojnë të drejtën e votimit këtij grupi”.

Komento: