Trump: SHBA dhe Irani biseduan për ndaljen e plotë të armiqësive në Lindje të Mesme

13:49 | 23 Mars 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se Uashingtoni dhe Irani kanë zhvilluar “biseda frytdhënëse” për ta zgjidhur përfundimisht konfliktin në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi gjithashtu se do t’i “pezullojë të gjitha sulmet ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesëditore.

Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, tha Trump në një postim në rrjetet sociale.

“E kam udhëzuar Departamentin e Luftës që t’i pezullojë të gjitha sulmet ushtarake ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim”, shkroi ai.

Të shtunën, Trump e kishte paralajmëruar Iranin se centralet e tij elektrike do të shkatërroheshin nëse Teherani nuk do ta “hapte plotësisht” Ngushticën e Hormuzit për të gjithë transportin detar brenda 48 orësh. Trump e caktoi afatin deri të hënën rreth mesnatës. /REL

Komento: