Trump testohet për koronavirus, kjo është gjendja e tij

22:49 | 13 Mars 2020

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës.

Donald Trump ka pranuar se ‘me shumë mundësi’ do të testohet për koronavirus.

Gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë ai është pyetur rreth kontaktit që ka pasur me zyrtarin brazilian i cili ka koronavirus.

Ai tha “me shumë mundësi” do të testohet për koronavorus “shumë shpejt’, por se ‘nuk ka simptoma”.

Trump darkoi me presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro në Florida natën e së shtunës. Bolsonaro njoftoi sot se doli negativ në testin për koronavirus.

Komento: