Trump thotë se kanë kontroll të plotë ajror mbi Iranin: Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja

19:04 | 17 Qershor 2025
shpallja-fajtor-e-donald-trumpit-–-beteja-per-kete-ceshtje-vazhdon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka deklaruar se SHBA-të kanë marrë kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore të Iranit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump tha se mbrojtja ajrore iraniane është e pamjaftueshme krahasuar me teknologjinë ushtarake amerikane.

“Tani kemi kontroll të plotë dhe total të hapësirës ajrore mbi Iranin. Irani kishte pajisje të mira ndjekëse dhe mbrojtëse, dhe me bollëk, por nuk krahasohen me ‘mjetet’ e prodhuara, prodhuar dhe konceptuara në Amerikë. Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja,” – shkroi Trump.

Komento: