Trump thotë se nuk ka mirëkuptim me Putinin për Donbasin

16:55 | 13 Maj 2026
trump-thote-se-nuk-ka-mirekuptim-me-putinin-per-donbasin

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka thënë se nuk ka asnjë mirëkuptim midis tij dhe Vladimir Putinit që Rusia duhet të marrë të gjithë rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Kërkesat territoriale të Rusisë kanë mbetur prej kohësh pengesa kryesore në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të që synojnë t’i japin fund luftës, e cila është zvarritur në vitin e saj të pestë, raporton SkyNews.

Ukraina pohon se ngrirja e vijës aktuale të frontit është baza më realiste për një armëpushim, ndërsa Rusia këmbëngul që forcat e Kievit duhet të tërhiqen nga pjesë të Donbasit si kusht për çdo zgjidhje.

Komento: