Trump thotë se operacioni në Iran mund të zgjasë një muaj ose më gjatë

22:40 | 02 Mars 2026
trump-thote-se-operacioni-ne-iran-mund-te-zgjase-nje-muaj-ose-me-gjate

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se lufta me Iranin mund të zgjasë një muaj ose më gjatë.

Trump tha se edhe nëse duhet më shumë kohë për ta përdfunduar operacionin është në rregull, duke shtuar se janë shumë para parashikimeve, raporton NBC News.

“Jemi tashmë ndjeshëm përpara parashikimeve tona për kohën. Por cilado që të jetë koha, është në rregull,” tha Trump gjatë një ceremonie të Medaljes së Nderit në Shtëpinë e Bardhë, teksa nderoi katër anëtarë të shërbimit që u vranë nga sulmet hakmarrëse iraniane gjatë fundjavës.

“Çfarëdo që të kërkohet… Që nga fillimi, ne parashikuam katër deri në pesë javë, por kemi kapacitet të shkojmë shumë më gjatë se kaq”, ka deklaruar Trump.

Ai tha se një plan katër-javor për të larguar udhëheqësinë ushtarake të Iranit tashmë ishte përfunduar.

“Dhe siç e dini, kjo u bë brenda afërsisht një ore,”, tha Trump, duke shtuar se “ jemi shumë përpara afatit atje.”

Trump renditi katër objektiva për operacionin ushtarak të SHBA-së të njohur si “Furia Epike”: zvogëlimi i kapaciteteve raketore të Iranit, shkatërrimi i marinës iraniane, sigurimi që Irani kurrë të mos mund të pajiset me armë bërthamore, dhe kontrolli i forcave proxy të tij duke siguruar që Irani nuk mund “të vazhdojë të armojë, financojë dhe drejtojë ushtri terroriste jashtë kufijve të tij.”

Ai tha se ushtria është e përgatitur të vazhdojë operacionin “sa të jetë e nevojshme.”/Reporteri.net

Komento: