Trump thotë se SHBA-ja mund të nisë “lëshimin e bombave” nëse Irani nuk “sillet mirë”

18:50 | 17 Qershor 2026
trump-thote-se-shba-ja-mund-te-nise-“leshimin-e-bombave”-nese-irani-nuk-“sillet-mire”

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara mund të rinisin veprimin ushtarak ndaj Iranit nëse ai është i pakënaqur me zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit që kanë arritur Uashingtoni dhe Teherani, teksa udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur mundësinë e përfundimit të luftës.

Duke folur gjatë takimit me presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, në samitin e G7 në Francës më 17 qershor, Trump tha se memorandumi është vetëm një marrëveshje fillestare dhe paralajmëroi se veprimet ushtarake mund të rifillojnë nëse Irani nuk i përmbushë pritjet e SHBA-së.

“Është një memorandum mirëkuptimi. Dhe, nëse nuk më pëlqen, do të nisi të shtënat ndaj tyre, duke u hedhur bomba mbi koka”, tha Trump.

Ai shtoi: “Nëse nuk sillen mirë, do t’u rikthehemi menjëherë bombardimeve, pikërisht në mes të kokës së tyre, në rregull? Sepse janë sjellë keq për 47 vjet”.

Po ashtu, Trump hodhi poshtë raportimet se SHBA-ja do të investojë 300 miliardë dollarë në Iran në kuadër të memorandumit, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Megjithatë, ai tha se Uashingtoni nuk do t’i pengonte që vendet e tjera të investonin në Iran.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se memorandumi nuk parashikon pagesa të drejtpërdrejta amerikane për Iranin. Ai hodhi poshtë edhe pretendimet se dokumenti kërkon heqjen e menjëhershme të sanksioneve, duke theksuar se çdo lehtësim i sanksioneve do të lidhet me negociatat e ardhshme dhe me përmbushjen e detyrimeve nga ana e Iranit.

Më 16 qershor, Irani dhe SHBA-ja njoftuan se e kishin nënshkruar në mënyrë elektronike memorandumin e mirëkuptimit që synon përfundimin e konfliktit. Të dyja palët pritet që ta nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen më 19 qershor në Zvicër

Komento: