Trump u bën thirrje republikanëve të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein

08:26 | 17 Nëntor 2025
Trump u bën thirrje republikanëve të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein, duke ndryshuar kështu qëndrimin e tij i mëparshëm.

“Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duhet të votojnë për publikimin e dosjeve të Epstein, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur”, shkroi Trump në Truth Social të dielën në mbrëmje, raporton BBC.

Ndryshimi i madh në qëndrimin e Trumpit vjen pasi potencialisht dhjetëra republikanë sinjalizuan se ishin të gatshëm të dilnin nga radhët dhe të votonin për publikimin e dokumenteve.

Pritet që Dhoma e Përfaqësuesve të votojë këtë javë për legjislacionin që do ta detyronte departamentin e drejtësisë të publikonte dosjet. Mbështetësit e projektligjit duket se kanë vota të mjaftueshme që ai të kalojë në Dhomë, megjithëse nuk është e qartë nëse do të kalojë në Senat.

Komento: