Trumpi akuzon për mashtrim, e sheh veten fitues të zgjedhjeve

08:52 | 04 Nëntor 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjedhin presidentin për katër vitet e ardhshme, 2021 – 2025. A do të jetë sërish president, Donald Trumpi apo demokrati Joe Biden, kjo pritet të mësohet të mërkurën.

Amerikanët janë futur në procesin zgjedhor të ndarë si asnjëherë më parë në 50 vitet e fundit. Para ditës së zgjedhjeve, kanë votuar gati 100 milionë amerikanë, sa përmes postës sa duke shfrytëzuar mundësinë e votës së hershme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar për mashtrim dhe ka thënë se e sheh veten fitues të zgjedhjeve. Ai ka paralajmëruar se do të çojë deri në Gjykatën Supreme.

“Miliona e miliona njerëz kanë votuar për ne. Një grup i trishtuar i njerëzve po mundohet të vjedhë atë grup të njerëzve”, ka thënë Trump.

Ai ka thënë se ishte përgatitur ta shpallte fitoren në mbrëmje.

“Ne po përgatiteshim për një festë të madhe. Po fitonim [do gjë. Papritmas u ndërpre”, ka thënë Trump.

Ai pa bazë ka akuzuar për mashtrim.

“Ky është mashtrim i publikut amerikan. Është një turpërim ndaj shtetit tonë. Për fat të mirë kemi fituar këto zgjedhje”, ka thënë Trump, ndonëse ka ende miliona për të numëruar, shkruan CNN.

Ai ka thënë se do të shkojë në Gjykatën Supreme në SHBA dhe dëshiron që “gjithë votimi të ndalojë”.

Komento: