Trupat ruse janë larguar nga qyteti afër centralit të Çernobilit

08:52 | 28 March 2022

Forcat ruse thuhet se janë larguar nga një qytet që ata e pushtuan afër centralit bërthamor të Çernobilit pas protestave të banorëve.

Sipas një raporti të Reuters, kryebashkiaku Yuri Fomichev tha të hënën se trupat kishin përfunduar punën “që kishin vendosur të bënin” dhe ishin larguar nga qyteti i Slavutych, përcjell Telegrafi.

Forcat ruse të shtunën morën kontrollin e Slavutych dhe arrestuan për pak kohë kryebashkiakun.

Por pushtimi i tyre u protestua nga qindra ukrainas vendas të cilët dolën në rrugë duke mbajtur flamuj dhe ai u lirua më vonë.

Slavutych është shtëpia kryesisht e punëtorëve të nevojshëm për të mirëmbajtur centralin bërthamor të Çernobilit tashmë jashtë linje – vendi i fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986.

Komento: