
Trupi gjykues konstatoi se Kadri Veseli mori pjesë në kryerjen e krimeve dhe inkurajoi kryerjen e tyre.
“Në lidhje me z. Veseli, Trupi Gjykues konstatoi se ishte kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët”.
Në përputhje me qëllimin e përbashkët me të akuzuarit e tjerë
Trupi Gjykues konstatoi se Veseli mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve.
“Në veçanti, Veseli u përfshi personalisht me si shef i drejtorisë së zbulimit. U përfshi personalisht në procesin dhe identifikimin e kundërshtarëve”.
Gjyqtari Charles Smith tha se Veseli u përfshi personalisht në rastin Behajdin Allaqit.
“Mori pjesë personalisht në kryerjen e krimit, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Allaqit”.
Smith tha se u konstatua që “me gjithë dijeninë që kishte Veseli, s’e ndërmori asnjë hap për parandalimin e këtyre krimeve. Përkundrazi, mori vetë pjesë në to”.
Sipas gjykatësit Charles Smith, Veseli dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte një nga anëtarët kyç në realizimin e tij.