Trupi i 7-vjeçarit kthehet në Kosovë, nesër i jepet lamtumira e fundit

20:22 | 22 March 2019

Shtatëvjecari kosovar që u privua nga jeta në Bazel të Zvicrës nesër përcillet për n banesën e fundit në Gjilan.

Zvicra është tronditur nga rasti i 7-vjecarit kosovar, që dyshohet se u krye nga një 75-vjeçare zvicerane.

Familja e 7-vjeçarit ka treguar për Express se trupi i pajetë i fëmijës sjellët në Kosovë nesër dhe përcillet për në banesën e fundit në Gjilan në orën 13:00.

Ndërkaq, gjatë ditës familjarët kanë folur për gazetën, duke e cilësuar si raciste.

Të enjten derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, me inicalet I.M u privua nga jeta mizorisht në Bazel të Zvicrës.

Një grua 75-vjeçare e preu atë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë.

Mediat zvicerane kanë shkruar se 75-vjeçarja është konstatuar se ka probleme mendore.

Komento: