Një trup i pajetë është gjetur sot në liqenin e Livoqit në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas zyrtarit të Policisë, viktima është 66-vjeçari E.Sh.
Trupi i viktimës është gjetur në ujërat e liqenit të Livoçit.
Në operacionin e kërkimit të viktimës kanë marrë pjesë njësi të Policisë, të KFOR-it dhe zhytësit e FSK-së.
Për shkak se liqeni i Livoçit është i ngrirë, zhytësit janë detyruar ta thyejnë akullin për t’u zhytur në ujë.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, tha më herët për KALLXO.com se mbrëmë ishte gjetur një veturë me dyer të hapura buzë liqenit.
Për shkak të motit të ligë, operacioni ishte ndërprerë mbrëmë për të vazhduar sot.
Njësitë e Policisë, FSK-së dhe KFOR-it kishin vendosur shirita të sigurisë rreth zonës.
Pas gjetjes së trupit të viktimës, të gjitha ekipet e përfshira në operacion janë larguar nga zona.