Trupi i pajetë i Sala arrin në Argjentinë, gjendje e familjes e dhimbshme

22:24 | 15 February 2019

Futbolli javë më parë u tronditë nga vdekja trgjike e futbollistit, Emiliano Sala,

Futbollisti i vdekur në një aksident ajror do të përcillet në banesën e fundit këtë fundjavë. Familja Emiliano Sala ka vendosur që trupi i 28-vjeçarit të prehet në vendlindjen e tij.

Mediat shkruajnë se trupi i futbollistit ka mbërritur në Argjentinë ditën e sotme, për tu varrosur në vendlindje.

Trupi mbërriti në aeroportin Buenos Aires dhe më pas u shoqërua gjatë rrugës nga një automjet i policisë.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në Progreso, rreth 538 km në veriperëndim të kryeqytetit të Argjentinës.

Sala vdiq më 21 janar, pasi avioni i tij “Piper Malibu” i pilotuar nga David Ibbotson u zhduk nga radarët.

Komento: