“Trupi iu kalb”, babai rrëfen vdekjen e djalit në burgn e Dubravës

14:39 | 22 Maj 2024

Isa Baftijari, babai i Mentor Baftijarit, i cili thuhet se ka vdekur në Burgun e Dubravës, ka thënë se dyshon që djali i tij nuk pati vdekje të natyrshme.

Ai ka deklaruar se për këtë dyshon pasi nuk përkojnë disa detaje të raportit të lëshuar nga burgu me vdekjen e natyrshme.

“Gati një vit u vonua raporti nuk ma dhanë, më thanë ka vdekur nga droga, unë iu thash se aty drogë nuk i kam dërguar”, ka deklaruar ai në emisionin “Kosova Today”.

“Unë dyshoj se atij i kanë dhënë drogë me ato doza. Në raport mjekësor thuhet se atij kishte filluar t’i kalbet trupi. Ma merr mendja se kjo nuk është vdekje e natyrshme”, ka thënë Baftijari.

Komento: