Qindra bashkatdhetarë nga Kantoni Aargau që janë pjesë e nëndegës së PDK-së në këtë rajon janë mbledhur të dielën për tu mobilizuar në mbështetje të Bedri Hamzës për kryeministër.
Edhe pse kandidati i PDK-së ka qëndruar këtë vikend pranë qytetarëve në Kosovë për shkak të kërcënimeve të sigurisë ditëve të fundit, mërgata ka vazhduar me aktivitete të ndryshme në mbështetje të Hamzës.
Në Birr të Aargau sot janë mbledhur qindra bashkatdhetarë para të cikëve folën zyrtarë të lartë të PDK-së ku paraqitën vizionin e Bedri Hamës për një Kosovë të zhvilluqr e mëvtë mirë.
Sekretari për organizim dhe anëtarësi i PDK-së, Betim Gjoshi përmes një postimi në Facebook i ka falënderuar mërgatën për mbështetjen e pakursyer.
‘Faleminderit Aargau. Faleminderit Zvicër’, ka qenë përshkrimi qe ka bërë Gjoshi. /Gazeta10/