Tubim madhështor në Junik: Ruzhdi Shehu bashkon qytetarët me vizionin e tij, Abdixhiku i pranishëm!

14:02 | 19 Shtator 2025

Kryetari i Junikut njëherësh kandidat për krytar të kësaj komune nga LDK, Ruzhdi Shehu, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik, i cili do të mbahet sonte në ora 19:00, në Restaurant “Gjeravica”.

Në këtë ngjarje, përveç kandidatëve dhe strukturave lokale të LDK-së, do të marrë pjesë edhe kryetari i partisë Lumir Abdixhiku, raporton ORAinfo.

Shehu e ka cilësuar këtë moment si një mundësi të rëndësishme për të prezantuar vizionin e tij për zhvillimin e Junikut, si dhe për të dëgjuar idetë e qytetarëve.

“Prania juaj është forca jonë! Le të bashkohemi për një Junik më të mirë, më të fuqishëm, përtej çdo pritjeje!”, ka shkruar ai.

Tubimi pritet të shënojë një nga momentet kulmore të fushatës së LDK-së në këtë komunë. /ORAinfo/

Komento: